Webster University Geneva

Webster University Geneva

May 4, 2026

Webster Geneva është themeluar në vitin 1978 dhe është një kampus i akredituar nga universiteti amerikan, që ofron programe në gjuhën angleze në nivelin Bachelor dhe Master. Universiteti është i përkushtuar të ofrojë një arsim transformues për studentët, duke theksuar rëndësinë e të menduarit kritik dhe kreativitetit, si dhe duke krijuar një mjedis ku studenti është gjithmonë në qendër të procesit arsimor.

Hulumtimet shkencore dhe kreativiteti janë aktivitete thelbësore në Webster Geneva Campus si për profesorët, ashtu edhe për studentët. Puna akademike dhe krijuese kontribuon në ndërtimin e njohurive, thellon kuptimin për botën dhe përvojën njerëzore, si dhe rrit dukshmërinë institucionale dhe reputacionin akademik të kampusit. 

Kampusi rezidencial ndodhet në një ambient të gjerë dhe të gjelbëruar, në një zonë që ofron pamje drejt Lake Geneva dhe Alpeve.

Yotube video:

Webster University Geneva

Kampusi i universitetit lidhet ngushtë me komunitetin lokal zviceran dhe me organizatat që përbëjnë Genève Internationale përmes aktiviteteve të përbashkëta, projekteve kërkimore dhe angazhimit vullnetar të studentëve.

Në kampus do të jeni të rrethuar nga një komunitet kolegial dhe mbështetës që i kushton vëmendje individuale nevojave tuaja akademike dhe interesave jashtekurrikulare. Kampusi i universitetit përbëhet nga klasa të pajisura me teknologji moderne, një bibliotekë, laboratorë kompjuterikë, një kafeteri dhe zyra të ndryshme të stafit, përfshirë Zyrën e Çështjeve Studentore, Këshillimin Akademik dhe Shërbimet e Karrierës, të cilat janë të dedikuara për të ju mbështetur gjatë gjithë përvojës suaj studentore në Gjenevë.

Living and Learning Center, i cili është i qasshëm si për studentët që jetojnë në kampus ashtu edhe për ata që udhëtojnë çdo ditë, përfshin një hapësirë relaksi për ju, zonë lojërash dhe një qendër fitnesi. Në këtë qendër ndodhet edhe Commons Room, një hapësirë për evente më të mëdha të kampusit, si panele diskutimi, ligjërata me folës të ftuar dhe aktivitete të organizuara nga klubet studentore.

Universiteti ka si traditë organizimin e eventeve për çdo vit, si: Global Thanksgiving (në nëntor) dhe konkursin Webster’s Got Talent (në shkurt), që bashkojnë komunitetin studentor në Webster Geneva Campus.

Programet e nivelit Bachelor dhe Master ofrohen të gjitha në gjuhën angleze.

Bachelor Majors:

Bachelor of Arts Degrees

  • BA Economics
  • BA International Relations
  • BA International Relations with an Emphasis in International Economics
  • BA Media Studies
  • BA Psychology
  • BA Psychology with an Emphasis in Mental Health

Bachelor of Science Degrees

  • BS Business Administration
  • BS in Business Administration with an Emphasis in Marketing
  • BS in Business Administration with an Emphasis in International Business
  • BS Computer Science
  • BS Computer Science with an Emphasis in Cybersecurity
  • BS Finance
  • BS Management Information Systems
  • BS Psychology

Bachelor Minors:

  • Business
  • Computer Science
  • Economics
  • Finance
  • French
  • Games and Game Design
  • International Relations
  • Management
  • Media Studies
  • Photography
  • General Psychology

Master:

  • Master of Business Administration (MBA)
  • Counseling with an Emphasis in Community Counseling (MA)
  • Cybersecurity Operations (MS)
  • Gestion des Systèmes de Soins et de Santé (MA ) Health Care Management (in French)
  • Management and Leadership (MA)

Tarifat shkollore

Tarifat e studimit në nivelin Bachelor me orar të plotë për vitet akademike 2025–2026 dhe 2026–2027 në Webster Geneva Campus është CHF17,500 tarifë fikse për semestër (16 javë).

Në këtë tarifë studimi përfshihen:

  • Të gjitha librat e detyrueshme për lëndët, si dhe qasja online në portalin e studentëve, bibliotekën elektronike, email-in personal të universitetit, etj.
  • Mbështetje akademike, duke përfshirë këshillimin akademik, Writing Center, programe tutorimi nga studentët (peer tutoring), etj.
  • Aktivitetet nga Zyra e Çështjeve Studentore, përfshirë shumicën e eventeve të organizuara nga universiteti dhe nga Student Government Association (në kampus dhe/ose online).
  • Shërbimet e karrierës (Career Services), përfshirë këshillim individual për përgatitjen e CV-së, mbështetje për gjetjen e praktikave dhe punës, përgatitje për intervista dhe evente karriere në kampus.
  • Shërbimet e këshillimit për studentët, sipas kërkesës, për mbështetje individuale kur është e nevojshme.
  • Përdorimi i objekteve të kampusit, përfshirë laboratorët e kompjuterëve, bibliotekën, qendrën e fitnesit dhe laboratorin e mediave.

Në këtë tarifë nuk përfshihet:

  • Akomodimi
  • Planet e ushqimit
  • Udhëtimet ose shpenzimet personale
  • Parkimi në kampus
  • Tarifa opsionale për disa lëndë zgjedhore që kërkojnë pajisje shtesë mediatike ose udhëtime.

Tarifa fikse për semestër ua mundëson të regjistroheni për 12 deri në 18 kredi amerikane për semestër, që është ekuivalente me rreth 4 deri në 6 lëndë (shumica e lëndëve kanë nga 3 kredi).

Zakonisht, studentët e programit Bachelor ndjekin 15 kredi për semestër, 5 lëndë, që u mundëson studentëve të diplomojnë në kohë.

Shpenzimet vjetore të shprehura në franga zvicerane, duke përfshirë shpenzimet direkte dhe indirekte janë: 

  • Tarifa e studimit (full-time) për semestrat e vjeshtës dhe pranverës: CHF35,000
  • Akomodimi universitar: CHF9,600 – 16,800 (varion sipas zgjedhjes së studentit)
  • Ushqimi: CHF6,000 – 8,000 (varion sipas zgjedhjes së studentit)
  • Sigurimi shëndetësor për studentët: CHF1,000
  • Transporti lokal: CHF500

Studentët e vitit të parë janë të detyruar të jetojnë në kampus në Living and Learning Center, gjatë semestrave të vjeshtës dhe pranverës, përveç rasteve kur dëshironi të jetoni me familjen tuaj të ngushtë në zonën e Geneva (me aprovimin e kërkesës suaj nga universiteti). Regjistrimi për semestrin e verës është opsional.

Zakonisht pagesa duhet te kryhet deri në javën e parë të semestrit ose mund të bëni një kërkesë për një plan pagese:

  • 50% e tarifës së semestrit paguhet para ose deri në javën e parë, dhe
  • 50% e tarifës së mbetur paguhet në mes të semestrit.

Pasi të jeni pranuar në Webster Geneva Campus, depozita prej CHF1,500 konfirmon qëllimin tuaj për t’u regjistruar dhe i lejon universitetit të ju pararegjistrojë në lëndët që keni zgjedhur. Kjo pagesë pastaj zbritet nga tarifa e semstrit të parë që do të shfaqet në faturën e parë të studimit.

Studimet Master zhvillohen në periudha 8-javore, të organizuara si: Fall 1, Fall 2, Spring 1, Spring 2 dhe Summer, ku secila periudhë faturohet veçmas.

Tarifa e studimit për programet standard të nivelit Master është CHF1,130/kredi, ndërsa shumica e lëndëve kanë 3 kredi:

  • Një lëndë (3 kredi, mësim 1 herë/javë për 8 javë): CHF 3,390
  • Dy lëndë (6 kredi, mësim 2 herë/javë për 8 javë): CHF 6,780

Ju do të faturoheni për çdo periudhë studimi veçmas, në momentin kur regjistroheni për grupin e radhës të lëndëve përkatëse. Zakonisht, pagesa e tarifës së studimit duhet të kryhet deri të premtën e javës së parë të çdo periudhe studimi.

Tarifa e studimit përfshin:

  • Të gjithë librat e detyrueshme dhe/ose materialet elektronike për lëndët
  • Qasje në bibliotekën online dhe email-in zyrtar të universitetit
  • Shërbimet për mbështetje të karrierës
  • Qasje në objektet e kampusit, përfshirë qendrën e fitnesit dhe hapësira të tjera universitare
  • Një gamë të gjerë aktivitetesh studentore dhe eventesh për zhvillimin e karrierës, të organizuara nga universiteti

Një planifikim i shpenzimeve totale që lidhen me jetën në Gjenevë për studentët e nivelit Master:

  • Strehimi: CHF17,500
  • Ushqimi dhe shërbimet personale: 14 muaj nga CHF1,000/muaj: CHF14,000
  • Sigurimi shëndetësor për student (i detyrueshëm për jo-vendasit): CHF1,500
  • Transporti public (biletë qyteti) për 14 muaj: CHF800

Për studentët që zgjedhin të jetojnë në banesa të sponsorizuara nga Webster: 14 muaj me afërsisht 1,250 CHF në muaj

Pasi të jeni pranuar në Webster Geneva Campus, depozita prej CHF1,500 konfirmon qëllimin tuaj për t’u regjistruar dhe i lejon universitetit të ju pararegjistrojë në lëndët që keni zgjedhur. Kjo pagesë pastaj zbritet nga tarifa e semstrit të parë që do të shfaqet në faturën e parë të studimit.

Akomodimi:

Studentët e vitit të parë në nivelin Bachelor janë të detyruar të jetojnë në kampus. Për të rezervuar një vend në akomodimin universitar, kërkohet pagesa e një depozite prej CHF1,000. Planet e ushqimit fillojnë rreth CHF3,000 për semestër ose më shumë. Akomodimi në kampus përfshin gjithashtu një kuzhinë të vogël në çdo dhomë/apartament, me frigorifer dhe sobë elektrike.

Studentët e programeve Master mund të kërkojnë akomodim në rezidencën Les Berges Residence, e cila ndodhet në qendër të Gjenevës. Për të rezervuar një vend në këtë rezidencë, kërkohet pagesa e një depozite për akomodim prej CHF1,000.

Links dhe photo per visual:

Ivy Journey, si partner zyrtar i Webster Geneva Campus, ju ofron asistencë falas në të gjitha hapat e aplikimit në universitet, për bursë dhe vizë studentore.