University of Dubrovnik

University of Dubrovnik

May 15, 2026

I njohur për historinë dhe trashëgiminë e tij të pasur kulturore, Dubrovniku shkëlqen gjithashtu si një qytet studentor i gjallë që ofron programe akademike inovative dhe mundësi të larmishme sociale. Me një konvikt modern studentor dhe një mjedis dinamik universitar, jeta studentore këtu është më tërheqëse se kurrë.

I vendosur në një mjedis dinamik ndërkombëtar, është një vend ideal për studentët që kërkojnë si bukurinë ashtu edhe diversitetin kulturor.

Universiteti i Dubrovnikut ofron programe në gjuhën angleze në fusha të ndryshme, që vënë theks të veçantë në përvojën praktike, të nxënit e dijes në formë individuale dhe punën në grupe të vogla për një përvojë arsimore të përshtatshme.

Yotube video:

WELCOME TO DUBROVNIK

Si pjesë e familjes UNIDU, do të keni mundësinë të angazhoheni në detyra dhe ushtrime të shumta praktike që do t’ju përgatisin për karrierën tuaj profesionale. Praktikat organizohen në bashkëpunim me kompani të ndryshme, ku studentët e UNIDU-së përballen drejtpërdrejt me sfidat dhe detyrat me të cilat do të përballen në vendin e punës.

Përveç klasave të pajisura mirë, dhomave të studimit, punëtorive dhe hapësirave studentore, Universiteti i Dubrovnikut ofron një gamë laboratorësh të specializuara që janë në hap me trendet më të fundit në shkencë dhe teknologji. Këto ambiente ua mundësojnë të fitojnë njohuri dhe aftësi shtesë, ndërsa njihen me metodat e kërkimit të ardhshëm. Universiteti është shtëpia e HDSLab (Laboratorit të Shkencës së të Dhënave të Përqendruara te Njeriu) në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Informatikës së Aplikuar dhe Qendrës CREDO për Kërkime në Transformimin Dixhital.

Si student i University of Dubrovnik, do të keni mundësinë e shkëmbimit përmes programit Erasmus+ që mund të zgjedhni nga mbi 200 institucione partnere nëpër universitetet më të mira evropiane.

Nëse dëshironi të studioni dhe të përfitoni diplomë shtesë, atëherë UNIDU ofron gjithashtu tri diploma të dyfishta (double-degree) në programet Ekonomi, Turizëm dhe Marketing.

Programet Bachelor:

  • Business Economics: Marketing
  • Business Economics: Tourism
  • Business Economics: IT Management

Programet Master:

  • Economics
  • Business Economics: Tourism
  • Applied / Business Computing
  • Mariculture
  • Media
  • Conservation and Restoration

Tarifat shkollore

Tarifa shkollore për nivelin Bachelor është 2,300€/vit, ndërsa në nivelin Master tarifa shkollore është 3,000-3,200€/vit.

Akomodimi:

Konvikti i studentëve në Dubrovnik është një nga më modernët në Kroaci, i hapur vetëm para tre viteve. Konvikti shpesh organizon ngjarje, tubime dhe koncerte të ndryshme. Kostot mujore të akomodimit fillojnë nga 200€/student.

Konvikti ofron akomodim për 503 student në 249 dhoma dyshe dhe 5 dhoma njëshe. 290 dhoma janë të dizajnuara për studentët nga sfonde të pafavorshme socio-ekonomike, ndërsa 5 dhomat janë të dizajnuara për studentët me aftësi të kufizuara fizike, duke siguruar një mjedis gjithëpërfshirës për të gjithë.

Konvikti ofron shumë lehtësira, të cilat i shtojnë cilësinë jetës studentore në Dubrovnik, duke përfshirë:

  • Recepsionin
  • Dhoma dyshe me banjo
  • Kuzhina të vogla
  • Restoranti i studentëve ‘Obied’
  • Ambiente të përbashkëta për mësim dhe socializim
  • Lavanderi
  • Qendër fitnesi
  • Klubi i studentëve ‘Skatula’
  • Salla shumëfunksionale ‘Salocha’
  • Restoranti dhe bar-kafe ‘Academia’
  • Zyra e Shërbimit Studentor dhe Zyra e Kontabilitetit
  • Parkim nëntokësor

Links dhe photo per visual:

Ivy Journey, si partner zyrtar i University of Dubrovnik, ju ofron asistencë në të gjitha hapat e aplikimit në universitet dhe vizë studentore.