E themeluar në vitin 1971, IFM Business School është institucion prestigjioz i akredituar, i rankuar ndër vendet e para në botë dhe ndërkombëtarisht i njohur.
Me mbi 50 vite në fushën e edukimit sipas cilësisë zvicerane, IFM njihet për standardet e larta akademike dhe ekspertizën në fushën e biznesit.
E vendosur në zemrën dinamike të Gjenevës, Zvicër, kampusi ndodhet në qendrën e biznesit global dhe inovacionit. Qasja unike edukative e IFM ofron perspektiva të reja, njohuri moderne në menaxhim, aftësi thelbësore dhe mjete praktike që ndërtojnë vetëbesim dhe garantojnë sukses.
Universiteti është i përkushtuar në inovacion, i cili reflektohet në stilin dinamik dhe praktik të mësimdhënies. Kurrikula është zhvilluar nga ekspert në bashkëpunim me liderë të biznesit, e cila adreson sfidat e biznesit të sotëm, duke kultivuar një mendësi inovative, të qëndrueshme, digjitale dhe sipërmarrëse për sukses në karrierë.
Yotube video:
IFM Business School – Geneva, Switzerland | Excellence in Business Education
IFM business School ofron një ambient të përsonalizuar dhe mbështetës, me objekte moderne dhe teknologji të avancuar. Mësimi zhvillohet në mënyrë interaktive të udhëhequra nga ekspert akademik dhe profesionist të industrisë, të pasuruara me ekspozim ndaj operacioneve reale të biznesit, orientim të personalizuar për karrierë dhe mundësi të shumta nga industria.
Kampusi i IFM ndodhet në mënyrë ideale në qendër të qytetit ndërkombëtar dhe mahnitës të Gjenevës, një vend perfekt për studime.
Klasat moderne, të dizajnuara në madhësi të ndryshme, janë të pajisura me teknologji të avancuar si smart boards dhe kamera HD, duke garantuar një arsimim të nivelit më të lartë. Hapësirat bashkëpunuese të punës dhe zonat për takime nxisin bashkëpunimin, duke i bërë ideale për projekte në grup.
Do të keni qasje në mbi 1,000,000 e-books përmes e-bibliotekave dhe platformës digjitale.
Përkushtimi i IFM ndaj arsimit cilësor njihet nga tre institucione prestigjioze të akreditimit, renditje të larta ndërkombëtare, partneritete, çmime dhe bashkëpunime me organizata të njohura globale.
Pse të zgjedhni IFM Business School?
- Renditje e lartë akademike: IFM renditet ndër Top 5 në Zvicër dhe Top 20 në Evropë, me programe të akredituara që zhvillohen në gjuhën angleze
- Vendndodhje ideale: Gjeneva kombinon mundësi biznesi, siguri dhe një cilësi shumë të lartë jetese
- Specializime të lidhura me industrinë: Menaxhim, Biznes Ndërkombëtar, Financa, Luxury, Marketing, Inteligjencë Artificiale, Sipërmarrje dhe shumë fusha të tjera
- Kurrikulë e orientuar drejt karrierës: Programet janë dizajnuar në bashkëpunim me liderë të biznesit për të rritur mundësitë e punësimit
- Histori suksesi nga alumni: Të diplomuarit e IFM ndërtojnë karriera të suksesshme në kompani dhe organizata ndërkombëtare
- Rrjet akademik global: Mundësi shtesë përmes partneriteteve me institucione prestigjioze si UC Berkeley (USA), LSE (UK), HEC Paris (Francë), etj.
Programet Bachelor:
- BBA in International Business
- BBA in Finance
- BBA in Management
- BBA in Entrepreneurship
- BBA in Luxury Business
- BBA in Artificial Intelligence
Programet Master:
- MBA in International Business
- MBA in International Finance
- MBA in International Marketing
- MBA in Artificial Intelligence
- MBA in Luxury Management
- MBA in Entrepreneurship
Tarifat shkollore
Tarifa shkollore për studimet e nivelit Bachelor dhe Master është e njëjtë, CHF 6,500.
Më poshtë gjeni disa nga tarifat e tjera që duhet t’i keni parasysh:
- Tarifa njëherëshe e regjistrimit: CHF 1,000
- Tablet, platformë digjitale, e-books dhe e-libraries: CHF 1,500
- Tarifa për zhvillim personal dhe profesional: CHF 580
- Tarifa administrative për studentët ndërkombëtarë: CHF 800
- Tarifa administrative për transferim kreditesh: CHF 900
- BBA: kurs shtesë ose opsion shtesë (viti 2 dhe 3): CHF 2,500
- MBA: kurs shtesë ose opsion shtesë: CHF 3,100
- Ripërsëritja e provimit: CHF 380
- Diplomimi dhe diploma: CHF 480
- Kostoja e pagesës së vonshme: 3% e vlerës së detyruar
Tarifat shkollore jane ne franga zvicerane (CHF) dhe paguhen direkt në IFM.
Links dhe photo per visual:
Ivy Journey, si partner zyrtar i IFM Business School, ju ofron asistencë në të gjitha hapat e aplikimit në universitet dhe vizë studentore.
