EU Business School është shkollë e biznesit që ka kampuse në Barcelonë, Gjenevë, Mynhen dhe online.
Ofron ambient multi-kulturor me student mbi 130 nacionalitete, ku 93% e të diplomuarve punësohen brenda 6 muajve.
Klasat me numër të vogël të studentëve garanton mësime të përsonalizuara, interaktivitet dhe bashkëpunim për një përformancë akademike të shkëlqyeshme.
Misioni i EU Business School është të kontribuojë në komunitetin global duke ofruar një edukim ndërkombëtar gjithëpërfshirës dhe të thelluar në biznes për një komunitet studentësh të frymëzuar dhe me diversitet kulturor.
Vizioni institucional i EU Business School udhëhiqet nga standardet më të larta etike dhe ekselenca në mësimdhënie, të nxënë të dijes dhe kërkim shkencor. Ne synojmë të krijojmë një ambient dhe standarde përmes të cilave çdo student i EU Business School të përfitojë një cilësi të pakrahasueshme edukimi dhe shërbimi, që është intelektualisht frymëzuese, etikisht e qëndrueshme dhe shoqërisht relevante.
Youtube video:
Tour EU Barcelona’s Barcelona Campus Buildings
Kampusi digjital është fleksibil dhe ju mundëson të studioni në një platformë moderne dhe të avancuar që ju lejon të ndiqni mësimet në kohë reale ose t’i shikoni ato në momentin që ju përshtatet më shumë.
Pse të zgjedhni EU Business School:
- Ju pergaditë për sukses në tregun global
- Ofron arsim të përshtatur sipas nevojave individuale përmes një kombinimi të programeve tradicionale dhe inovative
- Shërben si një burim intelektual dhe platformë për komunitetin global të biznesit
- Qasje të lehtë në programet e ofruara 100% në gjuhën angleze dhe mësim online
- Mirëmban shërbime arsimore me teknologji të avancuar.
- Ofron një mjedis multikulturor dhe shumëgjuhësh
Programet Bachelor:
- Bachelor of Business Administration
- Bachelor of Arts in International Relations
- Bachelor of Arts in Artificial Intelligence for Business
- Bachelor of Arts in Sports Management
- Bachelor of Arts in Digital Business, Design & Innovation
- Bachelor of Arts in Leisure & Tourism Management
- Bachelor of Science in Business Finance
- Bachelor of Arts in Digital Communication
BA (Hons) in Business Management
- BA (Hons) in Business Management (international Business)
- BA (Hons) in Business Management (Marketing)
- BA (Hons) in Business Management (Finance)
- BA (Hons) in Business Management (Enterprise)
BA (Hons) in Business
- BA (Hons) in Business (Information Systems)
- BA (Hons) in Business (Management)
- BA (Hons) in Business (Project Management)
- BA (Hons) in Business (HR Management)
- BA (Hons) in Business (Law)
- BA (Hons) in Business
Programet Master:
Master:
- Master in Business Analytics & Data Science
- Master in Management
- Master in Finance
- Master in Artificial Intelligence for Business
- Master in Marketing
- Master in Innovation & Entrepreneurship
- Master in Fashion & Luxury Business
- Master in Digital Marketing, Transformation & Design Thinking
- Master in Tourism & Hospitality Management
- Master in Digital Business
- Master in Digital International Relations & Diplomacy (UNITAR)
Programet Master of Science (MSc):
- MSc International Banking & Finance
- MSc Economics & Data Analytics
- MSc International Business Management
Tarifat shkollore
Kampusi në Barcelonë:
Tarifa shkollore për nivelin Bachelor në kampusin në Barcelonë për vitin e parë të studimeve është 6,350€/semestër, ndërsa shuma prej 2,000€ duhet të paguhet paraprakisht. Tarifa për vitin e parë të studimeve mund të paguhet në 3 këste.
Viti i dytë dhe i tretë paguhet në vetëm 2 këste dhe tarifa është 7,350€/semestër.
Ekziston mundësia të vazhdoni studimet edhe për një semetër shtesë, semestri i shtatë, i cili ka tarifën prej 7,350€/semestër. Kjo duhet të paguhet në vitin kur i ndiqni studimet për këtë semestër.
Për programet Master janë 3 semestra për 1 vit. Tarifa shkollore që duhet të paguhet paraprakisht është 3,000€, ndërsa tarifa për semestrin 1-3 është 4,450€/semestër. Pagesa bëhet në 4 këste.
Edhe programet Master of Science janë të ndara në 3 semestra për 1 vit. Pagesa paraprake duhet të bëhet në vlerë prej 3,000€, ndërsa tarifa për semestrin 1-3 është 4,800€/semestër. Pagesa bëhet në 4 këste.
Sa i përket programit MBA, edhe kjo ka 3 semestra për 1 vit, me pagesë paraprake 3,000€ dhe tarifa për semestrin 1-3 është 6,600€/semestër. Pagesa bëhet në 4 këste.
Kampusi në Gjenevë:
Viti i parë i studimeve në nivelin Bachelor në kampusin në Gjenevë është CHF13,400/semestër, me pagesë paraprake prej CHF4,000. Pagesa për vitin e parë të studimeve mund të bëhet në 3 këste.
Për vitin e dytë dhe të tretë pagesa bëhet në 2 këste, ku tarifa për semestër është CHF15,400.
Ndërsa, për semestrin e shtatë, tarifa shkollore është CHF15,400, e cila duhet të paguhet në vitin që filloni studimet për këtë semestër.
Për studimet e nivelit Master, pagesa paraprake duhet të bëhet në vlerë prej CHF3,000, ndërsa tarifa për semestrin 1-3 është CHF9,960. Programet Master kanë 3 semestra për 1 vit dhe pagesa bëhet në 4 këste.
Programi MBA zhvillohet në 3 semestra për 1 vit, me pagesë paraprake prej CHF3,000 dhe tarifë semestri 1-3 CHF12,250. Pagesa bëhet në 4 këste.
Kampusi në Mynhen:
Tarifa shkollore për vitin e parë të studimeve në nivelin Bachelor në kampusin në Mynhen është 6,350€/semestër me pagesë paraprake 2,000€. Për vitin e dytë dhe të tretë tarifa për semestër është 7,350€.
Ndërsa, për semestrin e shtatë tarifa shkollore është 7,350€/semestër.
Programet Master kanë 3 semestra për 1 vit. Pagesa paraprake duhet të bëhet në vlerë prej 3,000€, ndërsa tarifa për semestër 1-3 është 4,450€/semestër.
Pragrami MBA ka 3 semestra për 1 vit, me pagesë paraprake 3,000€ dhe tarifë shkollimi për semestër 1-3 është 6,600€.
Tarifat që iu kemi referuar si “pagesa paraprake” janë për të siguruar vendin tuaj për studime në EU Business School dhe paguhet përpara se të filloni studimet.
Links dhe photo per visual:
Ivy Journey, si partner zyrtar i EU Business School, ju ofron asistencë në të gjitha hapat e aplikimit në universitet dhe vizë studentore.
