American College of Thessaloniki

American College of Thessaloniki

May 3, 2026

American College of Thessaloniki, divizioni terciar i Anatolia College, është e akrediturar në SHBA nga NECHE (New England Commission of Higher Education). Duke poseduar këtë akeditim, programet Bachelor dhe Master të ofruara në ACT janë gjithashtu valide në BE përmes The Open University.

ACT ka qenë shkolla e përzgjedhur e mbi 3,000 studentëve amerikan, pasi që universiteti ka partneritet me institucione të mëdha amerikane. Këta studentë, krahpërkrah me studentët e tjerë nga Ballkani, Evropa dhe bota, krijojnë një komunitet akademik që sjellin jetë në një ambient multikulturor.

Yotube video:

Anatolia American University. Stand STRONG. Move FORWARD. (30″ Main – EN Version)

Kampusi është një territor prej 45 ari duke përfshirë edhe bibliotekën Bissell me hapësirë 4,500m2 njëra ndër objektet private më të sofistikuara të llojit të vet në Evropën Juglindore, dhe Stavros S. Niarchos Technology Center, që i jep studentëve qasje në pajisjet më të fundit të teknologjisë së informacionit.

ACT është universitet ndërkombëtarë me profesor me diploma nga universitetet lidere në SHBA, Britani të Madhe dhe Greqi, dhe përvojë të konsiderueshme pune në fushat përkatëse.

Madhësia e klasave është mesatarisht 16 studentë, që mundëson mësimin të përshtatet sipas nevojave të klasës dhe kontributi i secilit student njihet, veçanërisht gjatë diskutimeve me mundësi për vëmendje të personalizuar.

Ju, si të gjithë studentët e tjerë, do të keni një këshilltar të caktuar për të ju këshilluar për nevojat tuaja akademike dhe për të ju udhëzuar gjatë gjithë studimeve tuaja.

ACT ju shërben edhe pasi të diplomoheni, duke ju ofruar ndihmë për të ndjekur karrierën tuaj.

Programet e nivelit Bachelor dhe Master ofrohen të gjitha në gjuhën angleze.

Bachelor Majors:

  • BS & BSC (HONS) in Biological Sciences
  • BS & BSC (HONS) in Business Administration
  • BS & BSC (HONS) in Business Computing
  • BS & BSC (HONS) in Computer Science
  • BS (HONS) in English & New Media
  • BA (HONS) in Political Science & IR
  • BS in Psychology

Master:

  • MS in Hospitality and Tourism Management
  • MS in Industrial Organizational Psychology
  • MBA – Master of Business Administration

Tarifat shkollore

Aplikimet shqyrtohen nga drejtori i pranimeve dhe drejtori i regjistrimit, të cilët janë të njohur me një sërë sistemesh shkollore dhe transkripte.

Aplikantët nga vendet jo-anëtare të BE-së, siç është Kosova, duhet të demonstroni se keni në dispozicion burime financiare të mjaftueshme për të përballuar kostot e shkollimit, librave dhe furnizimeve, shpenzimet e jetesës gjatë qëndrimit tuaj në Greqi dhe shpenzimet e transportit për t’u kthyer në vendin tuaj.

Tarifat e shkollimit në ACT janë konkurruese dhe qëllimi i shkollës është të sigurojë që studentëve të fortë akademikisht t’u ofrohen mjetet përmes programeve të ndihmës financiare për të ndjekur studimet.  

Pagesa e tarifës shkollore mund të bëhet me kredit kartelë ose duke përdorur një nga llogaritë bankare të disponueshme të ACT.

Vlerësimet e kostove personale të jetesës:

  • Ushqimi: 250€ – 300€/muaj
  • Transporti publik: 30€ – 80€/muaj
  • Argëtimi: 100€ – 150€/muaj
  • Librat dhe Furnizimet:  50€ – 150€

Akomodimi:

American College of Thessaloniki ofron akomodim jashtë kampusit në zona të sigurta të vendit, afër qendrës së Selanikut dhe vetëm pak minuta larg me makinë nga kampusi i universitetit. Vendndodhjet e banimit shërbehen mirë nga sistemi publik i autobusëve dhe metros të qytetit, me autobusë që qarkullojnë në intervale 10-15 minutash dhe trena që qarkullojnë në intervale 3-5 minutash. Gjithashtu, është afër supermarketeve, barnatoreve, bankave dhe zyrave postare.

Për më shumë, ACT ofron një shërbim bazik të transportit për në dhe nga kampusi një herë në ditë.

Në çdo vend akomodimi qëndron një Residence Assistant (RA) i ACT, i cili ndihmon studentët të vendosen dhe të njohin qytetin e Selanikut duke organizuar shëtitje dhe aktivitete të ndryshme.

Apartamentet janë të mobiluara, megjithatë ju duhet të siguroni entë për kuzhinë dhe çarçafët tuaj. Ndërtesa ofron WI-FI dhe qasje në lavatriçe të përbashkët.

Apartamentet studio me një dhe dy dhoma janë në dispozicion për studentët që studiojnë jashtë vendit.

Depozita për akomodim është $300.

Duke dërguar aplikimin për akomodim dhe tarifën e depozitës, ju rezervoni dhomën tuaj. Dhomat teke caktohen në bazë të nevojës dhe renditjes së pranimit të kërkesës. Depozita rimbursohet në fund të përfundimit me sukses të semestrit, duke zbritur çdo tarifë për shpenzime ose dëmtime shtesë.

Links dhe photo per visual:

Ivy Journey, si partner zyrtar i American College of Thessaloniki, ju ofron asistencë falas në të gjitha hapat e aplikimit në universitet, për bursë dhe vizë studentore.