Ivy Journey në bashkëpunim me Franklin College ka arritur të garantoj një bursë prej $120,000. Studimet në Amerikë nuk kanë qenë asnjëherë më të lira.
Franklin College ju ofron mbi 40 programe në 24 disiplina akademike në nivelin Bachelor, duke i shoqëruar me udhëzime dhe mentorim individual për sigurimin e punës praktike dhe punësimit pas diplomimit. Franklin College është shtëpia e më shumë se 900 studentave, ku 100% e studentëve përfundojnë punë praktike ose hulumtim shkencor në nivelin Bachelor.
Yotube video:
Videoja e Franklin College
Kampusi përfshin një hapësirë prej 207 ari bashkë me fushat atletike dhe një pyll prej 31 ari, e vendosur në një lokacion vetëm 20 minuta larg Indianapolis.
Diplomimi në Franklin College është vetëm përfundimi i studimeve, por nuk është fundi. Pas diplomimit ju mundeni të qëndroni në kontakt me kampusin, si ish-studentë, për të bërë punë vullnetare, të merrni pjesë në evente të ndryshme, të shfrytëzoni burimet e kampusit, kështu duke dhënë kohën, talentin dhe dijen tuaj.
Programet Bachelor:
- Accounting
- Actuarial Science
- Applied Mathematics
- Art History
- Art Minors
- Art Studio
- Biochemistry
- Biology
- Biomedical Physics
- Business
- Chemistry
- Coaching
- Computer Science
- Creative Writing
- Cybersecurity
- Data Science
- Economics
- Elementary Education
- Engineering
- English
- Exercise Science
- Fitness
- French
- Game Development
- History
- Individualized Major
- Leadership
- Multimedia Journalism
- Music
- Neuroscience
- Nonprofit Leadership
- Philosophy
- Political Economy
- Political Science
- Pre-Professional
- Psychology
- Public Relations
- Pure Mathematics
- Quantitative Analysis
- Religious Studies
- Sociology
- Software Engineering
- Spanish
- Sports Communication
- Sports & Fitness Management
- Strength and Conditioning
- Theatre
Tarifat shkollore
Tarifat shkollore mundeni t’i shihni në tabelën më poshtë, e cila paraqet të gjitha tarifat nëse vendosni të jetoni në kampus.
| Category | Direct Charges — Billed by the College |
| Tuition (full-time students) | $40,230 |
| Fees | $1,050 |
| Housing | $7,340 |
| Full Food Plans | $5,520 |
| Food: Immersive Term | $535 |
| Indirect Charges — Other Expenses Paid by the Student | |
| Books and Supplies | $1,480 |
| Transportation | $1,460 |
| Personal / Miscellaneous Expenses | $4,140 |
| Total Cost of Attendance | $61,755 |
Aplikoni me Ivy Journey dhe fitoni bursën e garantuar $120,000, pas së cilës tarifa studentore, konvikti dhe ushqimi përbëjnë një vlerë prej 20,600€/vit.
Akomodimi:
Franklin College ofron konvikt me një ambient gjallësues dhe të përshtatur për banim në kampus. Shumica e studentëve jetojnë në kampus, në një nga katër konviktet.
- Elsey Hall: është konvikti më i madh i kampusit me kapacitet deri në 260 student (të ndarë meshkuj dhe femra). Dhomat janë dyshe, me dy krevate, me ambient që përfshijnë internetin, lavatriçe, klimë, mobile që palosen, tavolinë bilardoje dhe zonën e kuzhinës.
- Hoover & Cline Halls: Cline Hall është objekti më i vjetër prej konvikteve në kampus. Kur u ndërtua edhe Hoover Hall më 1968, të dy objektet u bashkuan me një corridor të mbyllur dhe u krijua një hapësirë e përshkët.
Hoover Hall ka kapacitet në total 105 studentë (44 femra, 61 meshkuj), e dizajnuar me dhoma dyshe, 6 dhoma teke, 4 dhoma katërshe (4 krevatëshe; bodrum).
Ndërsa, Cline hall ka kapacitet në total 58 studentë (29 femra, 29 meshkuj) e dizajnuar me dhoma dyshe dhe 4 dhoma teke.
Te dy konviktet janë të pajisura me: klimë, zonë kuzhine, krevate marinarësh dhe dhomë lavanderie.
- Johnson-Dietz: është konvikti i njohur për studentët e Kolegjit Franklin për shkak të dizajnit të saj në stilin e suitës. Çdo suitë përbëhet nga dy dhoma gjumi, një banjo dhe një dhomë të përbashkët me dritare të mëdha. Ka kapacitet në total për 141 studentë (76 femra, 65 meshkuj), e dizajnuar me 37 suita (2 dhoma gjumi, një banjo dhe një dhomë të përbashkët), e pajisur me klimë, mobilje që palosen, zonë kuzhine dhe kavanderi.
- Dietz Center: e themeluar në vitin 1994, Qendra Dietz është selia e Shërbimeve të Karrierës/Zhvillimit Profesional. Ka kapacitet në total 106 studentë (68 femra, 38 meshkuj), e dizajnuar me 60 dhoma teke dhe 12 suita (2 dhoma gjumi me një banjo të përbashkët), te pajisura me klimë, lavamanë në dhomë, mobilje që palosen, dysheme me qilim, lavanderi dhe zonë kuzhine.
Links dhe photo per visual:
Campus Virtual Tour | Franklin College | Find your future at Franklin College. | Franklin, IN
Ivy Journey, si partner zyrtar i Franklin College, ju ofron asistencë në të gjitha hapat e aplikimit në universitet, bursë dhe vizë studentore.
